Skip to content

Goditi në shenjë për votën e diasporës në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

Në një lidhje për “Opinion”, drejtuesi politik i PS-së për diasporën Taulant Balla foli sa i takon “bllokimit” të rreth 53 mijë votave nga Greqia.

“Nuk ka asnjë argument juridik për këtë bllokim. Sigurisht do ketë kontestime, por numëruesit janë të detyruar me ligj t’i numërojnë. Nesër në mëngjes, në kushtet e ezaurimit të aspekteve proceduriale zoti Celibashi duhet të autorizojë KZAZ-të për të vijuar procesin e numërimit”, u shpreh ai.

Më tej, moderatori Blendi Fevziu i nxorri një video të Janarit të këtij viti, kur Balla ka goditur në shenjë me një parashikim.
-Sa vota ke marrë në 2021-in?
Taulant Balla: Nuk e kapim Sarën Fevzi! S’e mbaj mend…

Related article  'SPAK na ka dale...' Vellai i Erion Veliajt thyen heshtjen per arrestimin e Lalit dhe pas goditjes se sponsorve (EMRAT)

-30 mijë?! Ç’po ndodh me votën e Greqisë, është e vërtetë se i ke mbushur vetë?
Taulant Balla: E ke pyetje për emision apo gallatë, kjo është akuzë penale. Unë e besoj që mund ta bëjë Muli për shaka. Më jep 30 sekonda t’i them faleminderit diasporës që votuan.

Ata që u regjistruan, është rast unik që të kesh një koefiçent kthyeshmërie diku te 85%, krahasuar me vendet e tjera. Ju më pyetët në Janar dhe unë thashë 200 mijë, kjo ka qenë një referencë krahasuar me vendet e tjera, por ajo që dua të them, se si herë e parë, kohë e shkurtër…53 mijë e pak nga 68 mijë të regjistruar në Greqi.

Related article  Ja kush është femra e vetme që fitojë primaret e PD-së në rang qarku

-E ke thënë fiks ekzakt numrin, e ke akuzë tamam. E paske ditur numrin…
Taulant Balla: Në fakt, është përtej 10%-it…Mos harroni se kanë qenë diku te 40 mijë të tjerë që nuk arritën të mbyllnin procesin e regjistrimit.

Teksa pritet vendimi i KQZ-së për numërimin e votave nga Greqia, a ka gjasa për ndonjë ndikim te mandatet?
“Ne po presim të numërohet çdo votë, kam parë shoqata në formë proteste se nuk po lexohet vota e tyre. Dua t’i garantoj se nuk ka asnjë pengesë ligjore, ndërsa sa i përket mandateve, 54 mijë vota të ndara sipas qarqeve, nuk mendoj se mund të sjellin ndonjë ndryshim mandati.

Related article  Vr*sja misterioze e turistes në Tiranë. Kush e gjeti vajzën pa jetë. Dhe dyshimet për...

Nuk ndikon! Në Lezhë, t’ju them të drejtën diferenca tanimë është shumë e vogël, janë 2200 vota për t’u numëruar të Greqisë. Jemi përtej 1 mijë plus në këtë qark. Trendi i deritanishëm është që PS-ja është dyfishi i votave në të gjithë diasporën krahasuar me PD-në”, u përgjigj Balla.

Published inLajme