Skip to content

Djali i oficerit te policise, grushta e shqelma ndaj numeruesit, dalin emri dhe detajet

Procesi i numërimit në ambientet e KZAZ në Kashar është ndërprerë pas një sherri që ka dalë jashtë kontrollit.

Vëzhguesit e kandidatit Orndalo Rakipi kanë goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ), duke shkaktuar ndërprerjen e menjëhershme të procesit të numërimit.

Ngjarja ndodhi në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke shkaktuar tension të madh në sallë dhe ndërhyrjen e forcave të sigurisë. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për këtë incident.

Related article  Babai hap iPhone-in e të birit një vit pas vrasjes, zbulon videon e autorit të dyshuar

Pas sherrit me grushte në KZAZ 30 në Yrshek është identifikuar edhe personi që ka goditur sekretarin e kësaj KZAZ-je. Bëhet fjalë për Rei Nozlli, i cili goditi me grushte kreun e KZAZ-së, teksa numëroheshin votata preferenciale për kandidiatën e PS-së.

Sipas informacioneve, rezulton se 26-vjeçari, është djali i një agjenti të komisariatit Nr.2 në Tiranë, Altin Nozlli.

Po ashtu nga informacionet, Rei Nozlli ka qenë arrestuar për ‘armëmbajtje pa leje’ në Durrës ku dhe ka qëndruar në paraburgim. Siç duket, fakti që ka ‘pushtet’ dhe njohje brenda Policisë, i ka dhënë ‘të drejtën’ të dalë mbi ligjin, madje këtë e ka treguar edhe këtë të enjte në Yrshek, në KZAZ-në 30, duke goditur sekretarin e saj.

Related article  Lajmi i fundit/ Ndërron jetë Lulzim Basha?! Ja si qëndron e vërteta

Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit.

Related article  Njerëzit janë al*rmuar? Edi Rama cudit shqiptarët: Mos dilni shume ne diell sepse

Në KZAZ Kashar janë nxjerrë jashtë vëzhguesit, ndërkohë që brenda janë të pranishëm numëruesit. Ende nuk është vendosur se kur do të rinisë procesi i numërimit. Numërimi në këtë KZAZ do të fillojë vetëm pasi të akreditohen numëruesit e rinj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Published inLajme