Skip to content

Berisha humbi zgjedhjet, dhendri i Trump nje dite pas protestes ne Tirane

Tirana do të jetë mikpritëse më 17 maj e një prej forumeve më ambicioze të këtij viti në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik. Forumi ndërkombëtar “Invest in a Connected Europe” do të mbledhë në një skenë të vetme emra të njohur të biznesit, politikës dhe diplomacisë, për të diskutuar potencialin që ofron Shqipëria dhe Ballkani në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur ekonomikisht.

Një nga figurat më të spikatura të këtij eventi do të jetë Jared Kushner, ish-këshilltar i lartë në Shtëpinë e Bardhë dhe dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ai pritet të jetë folësi kryesor në panelin me temë “How Far Can Investment Go in Uniting Albania, Emerging Markets, and Beyond?”, që do të zhvillohet nga ora 10:05 deri në 10:20 të paradites.

Related article  E papritur, Qeveria Rama merr vendimin e forte qe prek gjithe qytetaret, shperblen me...

Kushner, në cilësinë e themeluesit dhe CEO-s së kompanisë së investimeve “Affinity Partners”, do të trajtojë çështje që lidhen me zgjerimin e investimeve në tregjet në zhvillim dhe rolin e tyre në krijimin e urave mes ekonomive të konsoliduara dhe rajoneve si Ballkani.

Related article  “I thashë se...” - Sherr me policët për të takuar Ramën, e moshuara çudit të madh dhe të vogël

“Si mund të identifikojnë investitorët vizionarë dhe të zgjerojnë mundësitë që gjenerojnë përfitime dhe thellojnë ndërlidhjen ekonomike në Shqipëri, në rajon dhe më gjerë në peizazhin global?” – thuhet në përshkrimin zyrtar të panelit.

Pas fjalës së Kushner, është planifikuar që në podium të ngjitet kryeministri Edi Rama, i cili pritet të japë vizionin qeveritar për Shqipërinë si një qendër të ardhshme investimesh në rajon.

Ende nuk është konfirmuar nëse Kushner do të jetë fizikisht i pranishëm në Tiranë apo do të marrë pjesë përmes një lidhjeje virtuale, por vetë prania e tij – qoftë edhe simbolike – përforcon peshën ndërkombëtare të forumit dhe rrit pritshmëritë për bashkëpunime të reja ekonomike.

Related article  Zhduket shuma marramendese prej 2 milionë e 260 mijë dollarë! Mehmetit i erren sytë, qellon vëllain me...

Ky forum shihet si një mundësi për të vendosur Shqipërinë më qartë në hartën globale të investimeve, në një kohë kur vendi synon të shndërrohet në një destinacion atraktiv për kapitalin e huaj dhe për teknologjitë e reja që synojnë tregjet në rritje.

Published inLajme