Skip to content

Agron Shehaj prane mandatit te dyte ne Tirane, ja sa pak vota i duhen per t’i hequr te 19-tin PS-se

Partia Mundesia e Agron Shehajt, ndonese eshte nje parti e re, duket se ka pasur nje perqafim te mire nga publiku, sidomos ne kryeqytet per zgjedhjet qendrore te 11 majit.

Kjo parti dhe Agron Shehaj tashme e kane siguruar nje mandat ne parlamentin e ardhshem, nderkohe qe ne Tirane ndodhet shume prane mandatit te dyte, duke iu referuar formules se heresit sipas asaj qe eshte ne fuqi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Related article  Rama e nxorri jashte loje! Pandali Majko bën deklaraten e cuditshme pasi nuk u be deputet

Konkretisht, Partia Socialiste qe sipas llogaritjeve te momentit ka 19 mandate te fituara ne Tirane, ka arritur te mbledhe 139161 vota nga 878 kuti votimi. Kjo do te thote se mandati i 11-te fitohet me 7,324 vota.

Related article  Dy eklipse dhe Mërkuri në retrogradë! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin mars: Prisni ndryshime të mëdha

Nderkohe, Partia Mundesia ka mbledhur deri ne keto momente 14399 vota dhe ka siguruar vetem nje mandat, per te fituar mandatin e 19-te te Partise Socialiste, Partise se drejtuar nga Agron Shehaj do t’i duheshin 14,648 vota, pra 250 vota me shume.

Related article  U akuzua se vodhi leket e Parashqevise! Pirro Cako ben reagimin e bujshem: Ja pse ndodhi

Nese Partia Mundesia arrin te ngushtoje kete diference prej 250 votash me Partine Socialiste, atehere automatikisht fiton mandatin e dyte, pasi eshte partia qe eshte me afer se gjithe partite e tjera per heresin.

Published inLajme