Skip to content

URGJENTE – Ambasada Amerikane del me njoftim te rendesishem

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale për të gjithë aplikantët që kanë kontrolluar statusin e tyre në programin e Lotarisë Amerikane.

Në mesazhin zyrtar, Ambasada thekson se në rast përzgjedhjeje, qytetarët duhet të ndjekin me kujdes udhëzimet zyrtare të publikuara në faqen www.dvprogram.state.gov dhe të plotësojnë formularët në mënyrë elektronike, sipas hapave të përcaktuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Related article  Ilir Meta gati rrefimin per ngjarjen shokuese te 21 Janarit! "Deshmite tronditese qe nuk i dinit..."!

Gjithashtu, theksohet se përzgjedhja në lotari nuk përbën një garanci për intervistë apo përfitim automatik të vizës për emigrim. Aplikantët e përzgjedhur duhet të përmbushin të gjitha kushtet, përfshirë kontrollin e dokumentacionit, verifikimet e sigurisë, dhe plotësimin korrekt të të dhënave personale.

Related article  Tirana ne alarm, rruget pa njerez, del skenari i befasishem i protestes se PD, ja cfare ndodh sonte

Ambasada u kujton qytetarëve të jenë të kujdesshëm ndaj çdo informacioni të pasaktë dhe të mos bien pre e mashtrimeve apo ndërmjetësve që pretendojnë se mund të “garantojnë vizë”.

“Vetëm udhëzimet në faqen zyrtare janë të vlefshme. Ndjekja e saktë e hapave është thelbësore për të vijuar më tej në procesin e intervistës,” – thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Related article  Zhvillimi i fundit – Irani nuk e ka vetëm me Izraelin. Kthen ɑrmȅt nga Amerika! Detajet

Ky mesazh vjen në një periudhë ku interesimi për Lotarinë Amerikane në Shqipëri mbetet shumë i lartë dhe kërkohet vëmendje maksimale në hapat që ndjekin përzgjedhjen.

Published inLajme