Policia e Dibres ka bere me dije se eshtë arrestuar polici, Esat Gjura i cili qëlloi me armë zjarri në ajër. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotëm në fshatin Pilafe në Peshkopi.
Gazetari i TCH, Endi Tufa, raporton se polici është babai i kandidatit të PS, Daniel Gjura. Sipas uniformave blu, denoncimi është bërë nga Xhemal Gjunkshi, kandidat për deputet i PD, i cili pretendon se efektivi i policisë shpërndante para në këmbim të votave.
Policia e Dibrës ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20.25 ku sipas saj, shtetasi Xhemal Gjunkshi (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, duke pretenduar se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.
Gjithashtu shtetasi Gjunkshi, paraprakisht ka pretenduar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër. “Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e Spak dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit”, njofton policia.
Babai i kandidatit te PS ka mohuar te kete qelluar me arme, nderkohe qe koleget e tij kane bere sekuestrimin e armes personale dhe i kane bere ekspertizen e rrobave dhe te shenjave te tjera ne trup, per te kuptuar nese ka qelluar kohet e fundit.
GJithashtu, atij i eshte kerkuar qe te dorezoje gjithe municionin e marre ne dorezim nga drejtoria e policise, ndersa ne vendin e ngjarjes po kerkohet per ndonje gezhoje te mundshme.