Skip to content

Tragjedi në vendin me mijera shqiptarë! 8 te VDEKUR DHE dhjetera te PLAGOSUR(video)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Turqinë, ku të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm me bombë që ndodhi në një automjet në zonën Ezine të Çanakalasë, në pjesën veriperëndimore të vendit.

Sipas burimeve të gazetës Hurriyet, incidenti ka përfshirë një autobus turistik, një kamion që transportonte lëndë druri, si dhe një makinë civile, ku dyshohet se ndodhej edhe pajisja shpërthyese. Ngjarja ka ndodhur në mesditën e së shtunës, më 10 maj, pranë një stacioni karburanti, ku mjeti i mbushur me eksploziv është përplasur fillimisht me kamionin, duke shkaktuar një zinxhir përplasjesh, përfshirë edhe autobusin që transportonte 25 pasagjerë.

Related article  Pas bombardimit nga SHBA, Irani mbledh Parlamentin – Po shkohet drejt vendimit historik! – Detajet

Sipas informacioneve fillestare, pesë persona humbën jetën në vendngjarje, të gjithë pasagjerë të autobusit, ndërsa tre të tjerë ndërruan jetë në spital, për shkak të plagëve të rënda. Viktimat janë ende në proces identifikimi, ndërsa disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike në spitalet e zonës.

Related article  'Një fëmijë nga Vlora që ëndërronte të ishte te Milan', letra e prekese djalit të Igli Tares për të

Ministri turk i Drejtësisë ka reaguar menjëherë, duke deklaruar se Zyra e Prokurorit të Ezine ka nisur një hetim të menjëhershëm, ndërkohë që çështja është caktuar nën përgjegjësinë e dy prokurorëve, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, ekipe antiterrori dhe ekspertë të mjekësisë ligjore.

Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse shpërthimi ishte një akt terrorist apo një aksident i rëndë i shkaktuar nga ndonjë dështim teknik apo transport i paautorizuar lëndësh të rrezikshme, megjithatë autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë në rajon dhe kanë mbyllur përkohësisht rrugët që të çojnë drejt vendit të ngjarjes.

Related article  LAJM I FUNDIT – Vjen kthesa e madhe? Netanyahu urdhër të prerë ushtrisë: Që tani e tutje, dua ....

Kjo ngjarje ka shkaktuar tronditje në opinionin publik turk dhe ka ringjallur kujtime të hidhura të ngjarjeve të ngjashme të viteve të fundit, ndërsa pritet që zhvillimet të ndjeken me vëmendje të lartë në orët në vijim.

Published inLajme