Skip to content

Zbulohet emri i kandidatit te PS qe u kap me gruan e kolegut, dalin fotot e tij dhe te saj

Një skandal me përmasa shokuese ka plasur në jug të vendit, duke tronditur opinionin publik dhe duke vënë thellësisht në pikëpyetje moralin e përfaqësuesve të pushtetit lokal.

Termet Peçi, ish-kryetar i Bashkisë Tepelenë dhe aktualisht kandidat për deputet, është kapur në flagrancë nga bashkëshorti i një gruaje të martuar, me të cilën ai dyshohet se ka pasur një lidhje intime jashtëmartesore.

Sipas burimeve të sigurta, gruaja në fjalë është Elda Xhakollari, zyrtare e lartë në Bashkinë e Këlcyrës me detyrën Shefe e Burimeve Njerëzore.

Related article  Rasti i rrallë në Tiranë, I riu akuzon të dashurën se e rrahu në makinë

Skandali ka dalë në dritë kur bashkëshorti i saj, pas dyshimeve të shumta, e ka ndjekur dhe më në fund e ka kapur Xhakollarin në automjetin personal të Termet Peçit, në një situatë të tejkaluar çdo norme morale e publike.

Ngjarja është filmuar nga vetë bashkëshorti, i cili më pas ka bërë kallëzim penal në komisariatin e zonës, duke dorëzuar edhe pamjet filmike si provë.

Më tragjikomike bëhet ngjarja kur Xhakollari ka tentuar të justifikojë praninë e saj në mjetin e Peçit me pretendimin se “kishte mbledhje partie” – një gënjeshtër që bie poshtë përballë provave dhe rrethanave.

Related article  Risi e madhe! Ja lajmi që dha sot kryeministri Edi Rama

Në vend që të përballej me pasojat e veprimeve të tij, Peçi është larguar me vrap nga vendngjarja, duke u arratisur si një i kapur në vepër penale.

Kjo sjellje është një tallje e hapur me dinjitetin e qytetarëve dhe me çdo vlerë publike që duhet të përfaqësojnë figurat politike.

Ndërsa Peçi shfaqet në fushata duke kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve, në prapaskenë ai përdor pozitat publike për afera personale dhe sjellje të papërgjegjshme, që i takojnë një morali të zhytur në hipokrizi dhe arrogancë pushteti.

Related article  Çfarë u zbulua në mesazhet e Evi Kokalarit për Bleona Qeretin (Video)

Zëri i qytetarëve tashmë është i qartë: dorëheqje urgjente, hetim i thelluar dhe ndëshkim publik për një sjellje që njollos rëndë etikën institucionale dhe moralin e shoqërisë shqiptare. Ky nuk është më thjesht një skandal personal – ky është një tregues i kalbëzimit të një pjese të klasës politike.

Published inLajme