Skip to content

E surprizoi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP, Nur zbulon marrëdhënien me Dijonis Bibën

Pak ditë më parë, një moment i pazakontë ndodhi në “Ferma VIP” kur një helikopter mbërriti mbi fermë dhe hodhi trëndafila për konkurrenten Nur.

Ky gjest romantik ngriti shumë pikëpyetje dhe spekulime në rrjet, por sot në “Ferma Club”, vetë Nur ka zbuluar autorin e surprizës: Djonis Biba, fituesi i edicionit të parë të “Ferma VIP”.

Related article  Prindërit e Gjestit emocionojnë/ Flasin për herë të parë për Eglin: Ja çfarë duam për të

“Lulet m’i ka dërguar Djonisi. E ka postuar edhe në Instagramin e tij. Nuk kam pse ta fsheh. E falenderoj shumë. Kemi një miqësi të vogël, dhe ishte një ndihmë e tij në mënyrë shoqërore,” tha Nur.

Related article  Zbulohet lëvizja e Ramës! Më 9 korrik do të ndodhë...

Ky gjest u interpretua nga ndjekësit si një shenjë afrimi ose romantizmi mes tyre, por deklarata e Nurit hedh poshtë çdo aludim për diçka më shumë se një miqësi. Nur mbylli rrugëtimin e saj në Ferma VIP mbrëmjen e djeshme, pasi doli në një televotim të fortë dhe të papritur.

Related article  Plas keq në emsion/ Andi Bushati i përplas tavolinën Ylli Rakipit: Ik Pir**u

Me vendim të Agait, ku dënohej ashpër dhuna verbale dhe bullizmi i fermerëve ndaj njëri-tjetrit, fermerja doli në nominim përballë Albës, Andreas, Big Mamës, Anduelit dhe Big Bastës.

Published inLajme