Skip to content

Historia e trishte, kishte dalë për bukën e familjes, por nuk u kthye më në shtëpi, gjendet i pajetë 65-vjeçari (Emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së shtunës në aksin rrugor “Pushimi i Shoferit” pranë fshatit Goriçaj në Divjakë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një kanal kullues. Viktima është identifikuar si Mina Gjini, 65 vjeç, banues në fshatin Këmishtaj, i njohur në zonë për mbledhjen e kanoçeve.

Sipas raportimit të gazetares Dorjana Bezat për Top Channel, trupi i pajetë është zbuluar nga kalimtarë të rastit rreth orës 18:00, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet. Familjarët e të ndjerit kishin ngritur alarmin një ditë më parë, duke e denoncuar zhdukjen e tij në komisariat, pasi nuk kishin më kontakte me të.

Related article  FOTO/ “Je yll, më jep pak…”, G-Bani NGACMOI Danjën, ‘shpërthen’ partneri i banores së Big brother VIP!

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë së Divjakës dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Nga këqyrja e trupit të viktimës, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, nuk janë konstatuar shenja dhune, duke ngritur dyshimet se bëhet fjalë për një aksident ose rrëshqitje aksidentale në kanal.

Related article  Ngjarje e rende ne vend, humb jeten 43-vjecari (EMRI+Detajet)

Njoftimi zyrtar i policisë:

“Sot rreth orës 18:00, në fshatin Goricaj, në një kanal vaditës, është gjetur i mbytur shtetasi M. Gj., 65 vjeç, banues në Goricaj, i cili ka humbur kontaktet me familjarët ditën e djeshme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.”

Related article  Ambasadorja izraelite në Tiranë trondit me paralajmërimin: Ja çfarë kërkon ti bëjë Irani-Shqipërisë! Kujdes, ata janë...

Vdekja e Mina Gjinit ka tronditur komunitetin lokal, veçanërisht për shkak të mënyrës tragjike se si u gjet, por edhe për faktin se ai njihej si një njeri i qetë që mundohej të siguronte jetesën përmes mbledhjes së materialeve të riciklueshme. Hetimet pritet të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me një incident fatal apo ndonjë rrethanë tjetër më komplekse.

Published inLajme