Skip to content

DENONCIMI I RENDE, ‘PSD po ble vota me 10 mijë lekë të reja në fshatrat e Tropojës’

Një tjetër denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë tonë vetëm një ditë para zgjedhjeve të 11 majit, duke hedhur hije të rënda mbi procesin zgjedhor që pritet të zhvillohet të dielën në të gjithë vendin. Sipas një qytetari që ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, përfaqësues të Partisë Socialdemokrate (PSD) po shpërndajnë para në disa fshatra të Tropojës, në përpjekje për të ndikuar rezultatin përmes blerjes së votës.

Në një mesazh të dërguar, qytetari shkruan:
“Përshëndetje JOQ, kam një informacion të saktë që në Tropojë po blihen vota në disa fshatra nga PSD, 10,000 lekë të reja për votë… Anonim të lutem, respekt për punën që bëni!”

Related article  Dëshmia tronditëse e motrës së 36-vjeçares shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi

Ky denoncim vjen menjëherë pas një tjetër rasti të bërë publik nga redaksia jonë vetëm një natë më parë, ku pamjet treguan një automjet me xhama të zinj që u ndalua nga policia në Maqellarë, në të cilin dyshohej se ndodheshin përfaqësues të Partisë Socialiste, të përfshirë po ashtu në shpërndarje të dyshuar të parave për vota.

Related article  “Gjesti tentoi të më puthë”, Egli i tregon Danjës ç’ndodhi kur u fikën dritat në suitë

Këto raste, që po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në prag të ditës së votimit, hedhin dyshime serioze mbi integritetin e procesit zgjedhor dhe vendosmërinë e institucioneve për të luftuar manipulimin elektoral. Deri tani, autoritetet shtetërore nuk kanë reaguar me masa të dukshme për të hetuar apo parandaluar këto fenomene, ndonëse ligji parashikon ndëshkime të rënda për veprime të tilla.

Related article  U thyen kodet e PC të Dumanit? Gazetari zbulon detajet: E-mailet e 2 Prokurorëve të SPAK u..

Redaksia e JOQ Albania i bën thirrje organeve kompetente – përfshirë Prokurorinë, Policinë e Shtetit dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve – që të ndërhyjnë menjëherë dhe të marrin masa konkrete për të ndaluar fenomenin e shit-blerjes së votës, i cili dëmton rëndë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve.

Ne do të vazhdojmë të raportojmë dhe të bëjmë publike çdo denoncim që mbërrin në redaksinë tonë, në mbrojtje të transparencës dhe të drejtës së shqiptarëve për të zgjedhur të lirë dhe pa presion.

Published inLajme