Skip to content

Kandidati i PS për deputet kapet në flagrancë duke blerë vota me lekë (Video)

Një qytetar nga Korça ka dërguar një denoncim pranë redaksisë sonë, ku pretendon për një situatë shqetësuese që sipas tij ka ndodhur në fshatin Podgorie, vetëm tre ditë para zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas denoncimit, ai thotë se kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Arian Jaupllari, është kapur në flagrancë nga ai vetë, së bashku me shoqëruesit e tij, teksa ndodheshin pranë një banesë në këtë fshat. Qytetari pretendon se ata kanë shpërndarë para në këmbim të votës së banorëve.

Related article  ‘Gjithçka është filmuar’, Habit Artan Hoxha: Kush grup kriminal mori peng kandidatin...

Në videon e siguruar nga qytetari, e cila është filmuar natën në një rrugicë të errët të fshatit, shfaqet një automjet që ai thotë se i përket shoqëruesve të kandidatit të PS-së. Në debat verbal me qytetarin që filmon, personat në video prezantohen si të ardhur nga qyteti i Korçës dhe thonë se kandidati ka qenë në një takim në fshat, duke mohuar çdo akuzë për blerje votash.

Related article  FOTO-Ishte kthyer nga Belgjika, ekzekutohet i riu shkodran

Qytetari që bën denoncimin insiston se ata kanë vizituar disa banesa dhe akuzon se është kryer shpërndarje parash për të ndikuar votën e banorëve të zonës.

“Përshëndetje JOQ! Këtu ndodhemi në Podgorie të Korçës. Para një ore është kapur në flagrancë kandidati i Partisë Socialiste, Arian Jaupllari, me shoqëruesit e tij duke blerë vota me lekë në një familje në fshatin Podgorie”, shprehet ai.

Related article  Gruaja kap mat burrin në makinë me një tjetër tek Komuna e Parisit, ja çfarë i punon atij

Në prag të zgjedhjeve, ngjarje të tilla rrisin ndjeshmërinë publike dhe kanë nevojë për një hetim të plotë dhe të paanshëm nga autoritetet përkatëse.

Published inLajme