Për parashikimin e votave të 11 majit, emisioni “Stop” në Tv Klan ndalon edhe te një grua në Bulevardin e ri. Asaj i thuhet që po punojmë për Partinë e Lirisë dhe këshillat për ca kokrra sheqer të kënduara, do të bëjnë mrekulli.
Qytetarja: Jam duke u marrë me…
Fallxhorja 3: Këto të rejat?
Qytetarja: Me këto të rejat!
Fallxhorja 3: Me kë?
Qytetarja: Me LSI që ka ndryshuar.
Fallxhorja 3: Ajo e LSI-së, e kam pasur para 4-vjetëve. Dëgjo këtu! E di unë se i kam shoqet e mia. Kam kryetare bashkie, kam të gjitha këto të PS-së.
Qytetarja: A vijnë?
Fallxhorja 3: Po mi!
Qytetarja: Tani, neve na duhen vota që të nxjerrim Ilir Metën, sepse vetëm në këtë mënyrë kemi mundësi të fitojmë.
Fallxhorja 3: Tani me atë Tedin je?
Qytetarja: Hë?
Fallxhorja 3: Tedi Blushi.
Qytetarja: Po! Tani ça të bëjmë ndonjë gjë?
Fallxhorja 3: Mos e çaj tr**in për asnjë gjë (Fillon e lutet). Shihe tani, si ma ka dhënë një njeri të partisë! Ma ka dhënë si tip kafshe, i lyer me bojë. Katran i zi. (Lutet prapë) Mbledhim vota kjo është me LSI-në, Partia e Lirisë. Më del prapë një njeri.
Njëherë bëhet si dele, njëherë bëhet si qen, o me fytyra. Unë do të lutem. Unë do bëj të pamundurën. Domethënë më jep një femër. Kush mund të jetë kjo? Monika? Më jep një penxhere shumë të vogël. Kjo Monika, unë e di, shkon gjithandej nëpër fallxhore nëpër, që shohin… Unë e di, yyy sa ka që merret Monika me ato gjëra. Kur të jesh me atë, me këto të partisë…
Qytetarja: Po!
Fallxhorja 3: Dy kokrra haji, (sheqer) ta kesh në xhep, jo në kaush, jo të bësh për-për..!
Qytetarja: Po!
Fallxhorja 3: Dy kokrra haji!
Qytetarja: Okej!
Fallxhorja 3: Pa të parë njeri…!
Qytetarja: Po! Po! E di!
Fallxhorja 3: Pa rënë në sy! Dy kokrra para atyne, Zoti jua ngushtoftë me mu! Flori ta bëftë Zoti! Kudo, që të shkosh të flasësh!
Qytetarja: Po!
Fallxhorja 3: Domethënë ha edhe hidh një çikë kshu…!
Ndërsa në zonën e Shkozës një zonje i thuhet që po punojmë për Erion Braçen dhe zonja na e “ngrohu zemrën”, duke na e nxjerrë Braçen deputet.
Fallxhorja 4: Nxirr! Ça do nxjerrësh. Nxirre edhe një!
Qytetari: Unë punoj me Erion Braçen edhe kemi këtë sikletin se na nxori në listë të hapur ky Rama.
Fallxhorja 4: Të ka rënë çikë si e mërzitshme, me siklet. Po 7-ta, 7 ditë, shtatë orë prite haberin, se kur do ta marrësh, po me të kuqe. S’ke ndonjë gjë të keqe. 5-a, të plotësohet dëshira. Do të plotësohet dëshira jote, sado që është e mërzitshme, po prapë del me të kuqe. Pff…, me të kuqe bie ky. Ja! Po ka një shok, sikur ka rënë çikë si i mërzitur, se çfarë e ka ky nuk e di, por prapë i plotësohet dëshira këtij.
Qytetari: Del deputet apo jo?
Fallxhorja 4: Del pra, del me të kuqe. Si të them unë ty?
Qytetari: Më shiko, kështu domethënë, në qoftë se ka ndonjë grup tjetër që s’na do a, që na prish punë a…
Fallxhorja 4: Nuk shoh ndonjë gjë të keqe, me thënë të drejtën. Ja, mirë del./tvklan.al