Skip to content

E fundit! Nami ne Shkoder! Altin Dumani niset me urgjence, do arrestohen per vjedhje votash koka te medha

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, ka udhëtuar me urgjencë drejt Shkodrës, ku po zhvillohet një operacion i gjerë hetimor në lidhje me krimet zgjedhore. Burime të sigurta nga Policia e Shkodrës konfirmojnë se subjekt i procedimeve penale janë disa anëtarë të shtabit elektoral të Partisë Social Demokrate, e drejtuar nga deputeti Tom Doshi.

Related article  E vrau djalin në sy të fëmijëve të vegjël! Policia i nxjerr të vërtetën: Nuk ishte per motren, por

Operacioni po realizohet me bashkëpunimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Policisë së Shtetit dhe SPAK, dhe ka përfshirë kontrolle intensive në zona të ndryshme të qarkut Shkodër, përfshirë Malësinë e Madhe, Barbullushin, Bushatin dhe Mjeden.

Related article  Mbyllet zyrtarisht TikTok në Shqipëri, Rama njofton vendimin

Të gjitha veprimet janë të lidhura me dyshimet për manipulim ose cenim të integritetit të procesit zgjedhor – një çështje që SPAK e ka regjistruar tashmë në procedim penal.

Në terren ndodhen agjentët e BKH-së, të asistuar nga forcat operacionale dhe patrullat e Policisë Vendore. Hetimet po mbikëqyren nga prokurori i posaçëm Dritan Prençi, i cili është i ngarkuar me çështjet e krimeve zgjedhore për këtë qark.

Related article  Qeveria nuk ka çfarë na bën, ja metoda se si të përdorni Tik Tok edhe pas bllokimit

Operacioni është në vijim dhe pritet që gjatë orëve të ardhshme të ketë një deklaratë zyrtare mbi të arrestuarit apo provat e sekuestruara në funksion të hetimeve.

Published inLajme