Skip to content

Tom Doshi i kthen presionin Rames: Pa PSD nuk merr pushtet, ja sa mandate marrim

Kreu i PSD-së, Tom Doshi, ishte sot në një takim në Vaun e Dejës, ku akzoi drejtpërdrejt Benet Becin, Kryetarin e Bashkisë Shkodër, teksa po tenton të blejë vota.

Doshi pohoi se në Shkodër do të ketë zgjedhje të reja për bashkinë, ndërsa sa i takon deputetëve, është i bindur se PSD do të marrë 3 mandate në Shkodër, madje beson edhe 1 në Kukës. Sipas Doshit, pa PSD-në, socialistët nuk mund të bëjnë mozharancë.

Related article  Horoskopi, e mërkurë, 12 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Pjesë nga fjala e Doshit:
“Ne premtojmë se do të zhdukim korrupsionin. Po bëhet presion te votuesit tanë. Drejtori i Spitalit të Shkodrës thotë se duhet vënë shenjë dalluese kur votohet. Benet Strajcën (Becin) e solla unë në Shkodër kryetar, ndërsa tani na kthehet kundër.

Related article  'U ndava nga trupi...' Klinikisht e vdekur për 8 minuta, gruaja 33-vjecare përshkruan jetën e përtejme

Do të marrim Shkodër 3 mandate. Do të kemi shpejt zgjedhje të reja për Bashki, sepse nuk mbështesim korrupsionin e Benetit. Por nuk ia lëmë PD-së ta marrë bashkinë. PSD është faktor në Shkodër, nuk jemi kundër PS-së. Por nuk mbështesim ministrat e korruptuar. Vetë kryeministri ka thënë se nuk jam avokat i tyre.

Related article  Trondit Rama, tregon sëmundjen e rëndë të djalit, nuk e dija nëse...

Do t’i kthejmë dinjitetin PS-së, duhet të ndahet nga korrupsioni. Unë nuk sjell autobusë në mitingje. Në Vaun e Dejës jemi forcë e parë. Ne do marrim 1 mandat edhe në Kukës. Pa ne nuk ka mazhorancë, t’i bëjë llogaritë PS-ja, sepse me PD-në nuk bëjmë aleancë kurrsesi.”

Published inLajme