Skip to content

Tmerr në Tiranë, 45-vjeçari dhunon gruan dhe fëmijët, i kercenon me arme dhe qëllon policinë

Një ngjarje e rëndë që mund të kishte përfunduar në tragjedi është parandaluar në kohë nga Policia e Tiranës, e cila arrestoi një 45-vjeçar që dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët e mitur, si dhe qëlloi me armë zjarri ndaj efektivëve.

Sipas njoftimit zyrtar, forcat e Komisariatit Nr. 1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, ndërhynë në një banesë në fshatin Kus, pasi kishin marrë informacion se një shtetas po ushtronte dhunë në familje dhe posedonte armë zjarri.

Related article  Histori si në filma! Ish-eskortes nga Tirana i propozon per martese ish-klienti i saj personazh ne TV

Rreth orës 23:00, në kuadër të operacionit të koduar “Forest”, Policia shkoi në banesën e shtetasit L. A., i cili, sapo pa uniformat blu, hapi zjarr me kallashnikov ndaj tyre. Menjëherë më pas, ai u largua në errësirë drejt një zone të pyllëzuar, duke i shpëtuar arrestimit të menjëhershëm.

Related article  U filmua duke kryer marrëdhënie me të burgosurin, do ngelni pa mend nga denimi qe mori gardianja

Pas afro dy orësh kërkime intensive në pyll, forcat e Policisë arritën të lokalizojnë dhe neutralizojnë autorin, i cili u arrestua dhe u vu në pranga.

Gjatë ndalimit, në cilësinë e provës materiale, atij iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me fishek në fole dhe një thikë që i posedonte pa leje. Policia konfirmon se përmes kësaj ndërhyrjeje është shmangur një ngjarje e mundshme me pasoja fatale për familjarët dhe punonjësit e rendit.

Related article  'Si u përballa me vajzën yll të Enver Hoxhës', Rajmonda Bulku rrefen historine tronditese

Materialet në ngarkim të të arrestuarit iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

Policia e Tiranës nënvizon se do të vijojë me vendosmëri ndërhyrjet për të parandaluar dhe goditur rastet e dhunës në familje dhe armëmbajtjes pa leje, duke garantuar sigurinë e komunitetit.

Published inLajme