Skip to content

SKANDALI ME FOTO, Deputeti i PS, fushate brenda komisariatit të policise ‘Nuk pyes per…’

Një episod skandaloz është regjistruar në Kukës, ku drejtuesi politik i PS për Qarkun, Eduart Shalsi, dhe kandidati për deputet i kësaj force politike janë fotografuar brenda ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Kukësit, në kulmin e fushatës elektorale për 11 majin.

Prania e përfaqësuesve politikë në ambientet e policisë nuk ka asnjë shpjegim ligjor apo institucional, përveçse si akt presioni ndaj efektivëve për votën. Sipas burimeve në terren, drejtuesit socialistë kanë mbledhur punonjës të policisë, duke zhvilluar një takim me qëllime elektorale, në kundërshtim të hapur me ligjin për zgjedhjet dhe Kodin e Etikës në Administratën Publike.

Related article  Krenari! ‘Tironsi’ merr drejtimin e luftanijes më te njohur amerikane! Do kontrolloje detet e botes

Ky veprim vendos një njollë të shëmtuar mbi policinë, e cila, si trupë e depolitizuar, nuk mund të përdoret për fushata dhe orientim të votës. Për më tepër, kjo ndodh në një zonë të ndjeshme si Kukësi, ku presioni institucional është shpesh më i madh për shkak të varësisë ekonomike nga shteti.

Related article  “Tension dhe nervozizëm”, ja çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Madje, burimet policore tregojne se para se te ndermerret ky takim, ai eshte rekomanduar qe mos te beje nje veprim te tille, por eshte shprehur se nuk eshte ne shkelje te ligjit dhe nuk pyet per njeri kur eshte ne rregull. Por sa ne rregull eshte ai, per kete duhet te pergjigjen institucionet perkatese.

Related article  Trishtuese! Reagon Egli pas daljes nga shtëpia: Ju nuk e keni idene se si… (Foto)
Published inLajme