Skip to content

Adoleshenti hidhet nga godina e larte e shkolles, zbulohet arsyeja shokuese qe e beri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në gjimnazin “Siri Shapllo” në qytetin e Gjirokastrës, ku një nxënës 16-vjeçar, identifikuar me inicialet A.M., është hedhur nga kati i dytë i shkollës, duke pësuar dëmtime serioze në këmbë.

Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore e Gjirokastrës, ngjarja nuk ka qenë tentativë vetëvrasjeje, por një akt i nxitur nga një bast mes shokëve të klasës. Tre prej bashkëmoshatarëve të tij kanë deklaruar në polici se nxënësi u hodh për një bast prej 10 mijë lekësh të vjetra, duke sfiduar shokët nëse ishte apo jo në gjendje të kërcente nga dritarja.

Related article  Si u rikthye dy herë në jetë Artan Lame! Ne 2016 iu ça aorta dhe 'i bënë gati arkivolin' Ja cfare e ktheu ne jete

Pas rënies në tokë, i riu ka thyer kyçin e këmbës dhe është dërguar menjëherë për trajtim në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton rrethanat e plota të incidentit.

Related article  'Raketa mbi Tiranë...', Ushtaraku jep ultimatumin

Ngjarja vjen në një kontekst të rënduar emocional në këtë shkollë, pasi në tre muajt e fundit dy nxënës të tjerë, Irsa Muçollari dhe Veip Peçi, kanë humbur jetën në rrethana ende të pazbardhura nga autoritetet.

Related article  VIDEO/ Banorit të Bigut i publikojnë videon, duke u puthur në buzë me një mashkull

Ekspertët dhe komuniteti lokal shprehin shqetësim të thellë për gjendjen psikologjike të të rinjve dhe mungesën e mekanizmave mbështetës brenda shkollave. Ata kërkojnë një ndërhyrje urgjente institucionale për të forcuar shërbimet psiko-sociale në shkolla dhe për të hetuar më thellë klimën e brendshme në institucionin arsimor.

Published inLajme