Skip to content

Publikohet video e perplasjes se policit, dyshohet e qellimshme, policia: Sapo perfundoi mitingu i Berishes, ata…

Janë publikuar pamjet filmike të aksidentit të rëndë që ndodhi pasditen e së shtunës në dalje të qytetit të Peshkopisë. Në videon e siguruar, shihet momenti kur një automjet tip “Golf”, që lëvizte me shpejtësi të lartë, humbet kontrollin dhe përfundon brenda një berberhane.

Related article  Fati ‘troket’ fuqishëm, vjen kulmi pasurisë, 3 shenjat që do shkëlqejnë në para këtë javë

Makina, e drejtuar nga Alban Shoti, godet në mënyrë të dhunshme efektivin e policisë Veli Gjura, i cili ishte në detyrë për të menaxhuar trafikun në kuadër të mitingut përmbyllës të opozitës të planifikuar në orën 19:00 nga Sali Berisha. Gjura është në gjendje shumë të rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Related article  SHBA mbeshtet Berishen nje dite para protestes per zgjedhjet? DASH ben deklaraten e forte

Po ashtu është plagosur edhe një ndihmës-berber, i cili ndodhej brenda lokalit në momentin e përplasjes.

Policia ka konfirmuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related article  Vrasja e 81-vjeçarit/ Autori dhe viktima e kishin lënë të takoheshin në lokal. Kush e zbuloi i pari krimin

Published inLajme