Skip to content

Arrestohet njeriu i forte i Berishes, kandidati i PD në Fier me urdher nga… (video)

Një incident është shënuar në qendër të qytetit të Fierit, ku kandidati i Partisë Demokratike, Fatjon Semanjaku, është arrestuar me forcë nga forcat e policisë. Ngjarja ka ndodhur pasi Semanjaku ka refuzuar të mbyllë një tendë elektorale që kishte vendosur në hapësirë publike.

Sipas burimeve nga vendngjarja, policia ka ndërhyrë pas disa paralajmërimeve për largimin e tendës, ndërsa përfaqësuesi i PD-së ka kundërshtuar, duke argumentuar se veprimtaria ishte në përputhje me ligjin.

Përplasja verbale ka përshkallëzuar në tension, duke çuar në shoqërimin me forcë të kandidatit në komisariat. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit mbi këtë ngjarje.

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi nga PD, duke e cilësuar ngjarjen si një veprim me prapavijë politike dhe një tjetër dëshmi të presionit që po ushtrohet ndaj opozitës në fushatë.

“Policia e Fierit me urdhër politik të Belinda Ballukut, ka shoqëruar në Komisariat, Kandidatin e Partisë Demokratike Fatjon Semanjaku, pse bën fushatë dhe shpërndan fletushka në shesh”, thuhet në reagimin e PD-së.

Published inLajme