Skip to content

Liljana Kondakçi befason me deklaratën për Parashqevi Simakun

Këngëtarja e njohur Liljana Kondakçi, ka komentuar lajmin e bujshëm të ditëve të fundit për gjetjen e Parashqevi Simakut të pastrehe në Amerikë.

Kondakçi u shpreh  se ishte tronditur kur kishte marrë merr lajmin, ndërsa shtoi se e ka njohur si një vajzë pa fjalë dhe me një vullnet shumë të madh.

“E kam përjetuar shumë keq, nuk kam shumë kujtime më të, por për aq sa e kam njohur, ka qenë një vajzë pa fjalë, me një vullnet shumë të madh. Një këngëtare shumë e mirë”, tha ajo.

Related article  Gerta ia plas në fytyrë Livias: “Turp! Mevlani i martuar me gruan shtatzënë, t’i dole bëre…”

Ndër të tjera ajo u shpreh se Parashqevia edhe pse u largua nga Shqipëria la gjurmë dhe populli e donte shumë.

“Atë nuk e larguan, u largua vetë. Parashqevia la gjurmë në skenën shqiptare. Siç e shikoni ajo aq shumë gjurmë ka lënë, saqë pa qenë fare këtu, ka vëmendjen e njerëzve.

Pavarësisht se i mungoi popullit shqiptar prej vitesh, ajo ishte shumë e dashur”, theksoi Kondakçi.

Related article  E ka njohur nga afër në SHBA, Mira Konçi prek me fjalët për Parashqevi Simakun

Më vjen mirë që po ndihmohet dhe shumë shpejt ta shohim në skenë. Gjatë kohës që ishte këtu kishte shumë sukses dhe u largua më pas.

Është e drejta e saj se çdo bënte me jetën e saj. Siç e shikoni ajo e ka vendin e saj këtu edhe pa qenë fare këtu, ka lënë gjurmë.

Brezi jonë ka dhënë maksimumin, janë respektuar akoma dhe respektohemi akoma. Nuk mund them themi për Parashqevinë që iku dhe i mungoi skenës kaq vite”, tha ajo.

Related article  “Sondazhet e nxjerrin fitues Florjan Binajn në Tiranë”/ Deklarata befasuese

 

Published inShowbizz