Skip to content

Reagon banorja e Big Brother, pasi kapi per flokesh dhe dhunoi vajzen e burrit, ajo qe thote eshte e papritur (Video)

Pas publikimit të një videoje shqetësuese në rrjet, ku ish-banorja e “Big Brother Albania”, Genta Gjalpi, shihej duke u sjellë në mënyrë agresive me një vajzë të mitur, ka ardhur edhe reagimi i saj i parë.

Pamjet që kanë bërë xhiron e rrjetit tregonin Gentën duke kapur nga flokët një vajzë në një ambient publik, për të cilën burime jozyrtare pretendojnë se është vajza e bashkëshortit të saj nga një marrëdhënie e mëparshme.

Related article  Pergjaket Shqiperia, 5 te vdekur dhe 7 të plagosur nga aksidentet, dalin te dhenat

Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në rrjetet sociale, dhe në mënyrë të menjëhershme ka folur edhe nëna biologjike e vajzës, e cila u shpreh se do ta çojë çështjen deri në fund dhe do kërkojë drejtësi për të bijën.

Reagimi i Gentës ka ardhur përmes një postimi në Instagram, ku ajo ka shpërndarë një mesazh të shkruar nga një mikesha e saj. Në reagimin e saj, thuhet:

Related article  Nuk duronte qe vajza e tij jetonte si...! Flasin familjaret e 17-vjecares me plumb ne koke ne Vlore

“Një moment i shkëputur nga konteksti nuk tregon të vërtetën.
Shoqja ime, Genta, po përpiqej të ndalonte një fëmijë që po vraponte drejt rrugës – një reagim instinktiv, mbrojtës dhe plot përgjegjësi.
Genta është një grua e përkushtuar ndaj fëmijëve dhe kujdesit për moshën e tretë.”

Related article  Ndërron jetë politikani i njohur

Mikesha e Gentës kërkon gjithashtu që publiku të tregojë kujdes me gjykimet e nxituara, duke theksuar fuqinë dhe përgjegjësinë që mbartin rrjetet sociale.

Derisa situata të qartësohet plotësisht nga autoritetet përkatëse, reagimet në rrjet mbeten të ndara: disa e shohin videon si të pakundërshtueshme, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë informacion për të kuptuar rrethanat reale të ngjarjes.

Published inLajme