Skip to content

Shpëtohen 2 pengje shqiptare ne Ekuador, 4 te vrare dhe dy te plagosur! Ushtria perplaset me arme me trafikantet

Një operacion i përbashkët ushtarak dhe policor është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën Rinconada dhe Ayampe në Ekuadot, ku forcat e rendit u patën një shkëmbim zjarri me disa trafikantë të armatosur gjatë bastisjes së një ferme.

Related article  U tërhoq nga kandidimi, fituesi i Primareve në Tiranë befason me veprimin e tij

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një person i dyshuar si pjesëtar i grupit kriminal “Los Choneros” mbeti i vrarë.

Pas neutralizimit të situatës, autoritetet shpëtuan pesë persona të rrëmbyer, mes tyre dy shtetas shqiptarë dhe tre ekuadorianë. Katër persona të tjerë u arrestuan në vendin e ngjarjes.

Related article  E bujshme! Edi Rama shkarkon 3 femrat e pushtetshme te Tiranes! Nuk ka tolerim

Gjatë kontrollit, u sekuestruan armë zjarri, municion, telefona celularë dhe pajisje që përdoren për lidhjen e pengjeve.

Të gjithë personat e përfshirë dhe provat janë dorëzuar tek autoritetet për hetime të mëtejshme, ndërsa emrat e shqiptarëve të shpëtuar nuk janë bërë ende publikë.

Related article  Tragjedi në Bulqizë/ Aksidentohet makina me 5 antarë të një familjeje. 1 i vdekur dhe 4 në gjendje të rëndë

Lajmi ne perditesim…

Published inLajme