Skip to content

Tronditet qyteti verior i Shqiperise, vritet nje grua dhe zbulohet arsenal armesh: U perkasin grupeve…

Dy ngjarje te renda njera pas tjetres kane tronditur kryeqendren e veriut te Shqiperise. Vrasja e nje turisteje amerikane nga i shoqi, i cili tentoi te vriste dhe veten dhe zbulimi i nje shtepie aty prane plot me arme, te cilat mendohet se perdoreshin nga grupe kriminale kane qene lajmi kryesor i sotem.

Keto dy ngjarje, sipas policise nuk kane lidhje me njera tjetren, por kane ndodhur ne nje kohe te shkurter nga njera tjetra. Sipas policise, Në kuadër të operacionin të koduar “Baruti”, u zbulua një baze kriminale në fshatin Rrencë.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë pronari i banesës së vënë në funksion të veprimtarive kriminale, shtetasi Ç. J., 61 vjeç, me precedent për armëmbajtje pa leje.

Related article  4 shenja në vështirësi! Paralajmërimet e Meri Shehut! Lajm bombastik për Binjakët, shpenzime për Luanin…

Nga kontrolli, në ambientet e banesës u gjetën: 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Gjithashtu, në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po hetohet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast.

Related article  Aksident i rëndë në Gjermani - Autobusi me shqiptarë përplaset me kamion, 30 të lënduar

Nderkohe, pak minuta me heret ishte raportuar se një ngjarje makabre ka tronditur Shkodrën mëngjesin e kësaj të premteje, kur një shtetase amerikane, Sandra Holley Saporito, 53 vjeç, u vra brenda banesës së saj nga bashkëshorti dhe bashkëjetuesi, Brandon Saporito. Krimi ndodhi në rrugën “At Shtjefën Gjeçovi”, në një apartament me qira në zemër të qytetit, pak metra larg Pedonales.

Pamjet e siguruara nga Panorama.al kanë dokumentuar momentin pas ngjarjes, kur autori i dyshuar, Brandon Saporito, del nga banesa i vetëm, i veshur vetëm me të brendshme dhe i mbuluar me gjak. Në gjendje të rënduar psikologjike dhe dukshëm i lënduar, ai u shoqërua nga policia drejt ambulancës për ndihmë mjekësore. Nga hetimet paraprake, rezulton se ai ka pësuar plagë të lehta në duar, të shkaktuara me mjet prerës – të njëjtin mjet që dyshohet se ka përdorur për të ekzekutuar bashkëshorten.

Related article  “Ferr do t’a bëj jetën këtu”/ Agravon debati mes Gertës dhe Valbonës: Për 24 orë të nxjerr nga shtëpia…

Policia ka bërë të ditur se kur mbërriti në vendngjarje, gjeti trupin e pajetë të gruas dhe autorin ende brenda në banesë. Burimet zyrtare konfirmojnë se Saporito ndodhej në një gjendje të rëndë dehjeje dhe nuk kishte tentuar të largohej nga vendi i krimit.

Published inLajme