Skip to content

“Nuk e besoj dot”, Rita Ora shokohet në skenë – momenti bëhet viral

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka mbetur plotësisht e shokuar gjatë shfaqjes së fundit të spektaklit të famshëm “The Masked Singer”, kur zbuloi se burri i saj, regjisori Taika Waititi, fshihej brenda njërës prej maskotave misterioze të spektaklit.

Ylli i muzikës, e cila është pjesë e jurisë së “The Masked Singer”, nuk kishte as idenë më të vogël se nën kostumin e personazhit të çuditshëm ishte pikërisht partneri i saj. Në momentin e zbulimit, Rita nuk mundi ta fshihte habinë e saj, duke reaguar me emocion të madh dhe duke shpërthyer në të qeshura, , shkruan DailyMail.

Related article  Arrestohet bosi i llotove - Detajet

“Nuk e besoj dot! Çfarë surprize! Nuk e kisha menduar kurrë se do ishe ti!” tha këngëtarja mes lotëve të gëzimit.

Waititi, regjisor i njohur për filmat si “Jojo Rabbit” dhe “Thor: Ragnarok”, e kishte mbajtur sekret pjesëmarrjen e tij në spektakël edhe për bashkëshorten e tij, duke e bërë kështu surprizën edhe më të madhe.

Related article  Deklarata / E zbulon Sali Berisha: Ja kush është biznesmeni që hyri ne burg te Erion Veliaj

“Dëshiroja ta bëja këtë surprizë sa më argëtuese për Ritën dhe publikun. Të shohësh reagimin e saj ishte absolutisht e pabesueshme,” tha Taika pas zbulimit.

Related article  Gabon kush thotë se nuk është shqiptar, Brajan Gruda shfryn shqip pas golit në Angli

Publiku reagoi me entuziazëm dhe ngrohtësi ndaj këtij momenti emocionues, duke e cilësuar atë si një nga momentet më të veçanta të historisë së spektaklit të njohur ndërkombëtar.

Published inLajme