Skip to content

‘Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës, Dash Shehi godet fort: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë! Këta madhështorët e PD kanë bërë një xhiro…

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se ka ende njerëz të ndershëm.

I ftuar në emisionin “Log” në News24, ai thotë se vetë jeton në një pallat të Enver Hoxhës dhe shteti nuk i ka vjedhur asnjë gozhdë.

Related article  Motra e Gjestit futet në Big Brother dhe ka dy fjalë për Eglin

Ai thotë se ka lindur dhe do të vdesë djathtas, ndërsa ironizon demokratët duke thënë se “madhështorët e kanë bërë nga një xhiro në PS”.

Dashamir Shehi: Që në ditë të parë në PD nuk i kam borxh asnjërit! Në këtë qytet gjysmën e PD e kam bërë vetë. Ato të tjerët me kanë borxh.

Related article  Shëndeti i Kryeministrit në rrezik? – Doktori Ilir Allkja ngre shqetësimin

Asnjë njeri në këtë qytet nuk është i ndershëm. Jetoj tek pallati i Enver Hoxhës 31 vjet. Ma gjej një tjetër si unë, që ka qenë në pushtetin tim që të jetojë atje.

Prandaj i dal ballazi qytetarëve. Jam një nëpunës i mirë dhe nuk i kam vjedhur një gozhdë këtij shteti. Ne i ftojmë qytetarët që mos votoni për populizma, por votoni për vetën tuaj.

Related article  EMRI+FOTO/ Aksident TRAGJIK në Itali, 65-vjeçari SHQIPTAR përplaset për VD*KJE nga kamioni!

Unë nga PS nuk kam qenë ndonjëherë, unë kam lindur djathtas dhe do vdes djathtas. Ju madhështorët e keni bërë nga një xhiro tek PS. Këtë duam ti shpjegojmë shqiptarëve që Shqipëria ka akoma ca burra të zot.

Published inLajme