Skip to content

LaCivita edhe pas opozites ne Australi, Arkitekti qe solli fitoren e Trump ben gati nje tjeter fitore. I bindur dhe per Berishen

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka vizituar Australinë për të këshilluar Partinë Liberale në lidhje me çështje strukturore që lidhen me liderin opozitar Peter Dutton. Mirëpo këtë pretendim Koalicioni opozitar e ka mohuar kategorikisht, sipas asaj që raporton “The Guardian”.

Related article  Një djalë i vogël vdes pasi nëna e la në makinë të nxehtë për orë të tëra për të bërë një ndërhyrje estetike

Në një seri bisedash të fshehta të regjistruara nga organizatat “Correctiv” dhe “Qendra për Raportimin e Klimës”, LaCivita deklaron se ka udhëtuar në Australi në fillim të prillit, në rolin e një konsulenti privat, për të ndihmuar Partinë Liberale me “çështje strukturore”.

Kjo shpjegon edhe mungesën e tij në Tiranë gjatë kësaj periudhe. Sipas LaCivita, puna nuk kishte lidhje me ndonjë rol zyrtar në administratën amerikane apo me presidentin Trump.

Related article  Tragjedi në Kryeqytet! 50 persona të vdekur si pasojë e zjarrit në një klub nate

Nga ana tjeter, sot strategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, Chris LaCivita ka zhvilluar një video-konferencë me kandidatët e koalicionit opozitar PD-ASHM.

Gjatë një konference përmes platformës Zoom të mbajtur në Tiranë me kandidatët e PD-ASHM, LaCivita vlerësoi mobilizimin e strukturave të PD-së në të gjithë vendin, ndërsa theksoi rëndësinë e këtyre ditëve të fundit si vendimtare për të ardhmen politike të vendit.

Related article  'Mami më vdiq, vëllai më shtriu në tokë dhe më...' Trondit e reja shqiptare! 'Burri me tradhtonte ne dhome te gjumit me...'

Mes të tjerash në fjalën e tij, LaCivita ka theksuar se zgjedhjet nuk fitohen me deklarata politike, por me punë konkrete në terren dhe me një përfshirje të fortë qytetare.

Published inLajme