Skip to content

‘Me mungon shume…’ Habit deputetja e PS, me lot ne sy per Erion Veliajn: Po pres sa të…

Deputetja e Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidate në listën e hapur për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Klotilda Bushka, ka komentuar situatën politike dhe atmosferën e fushatës elektorale në kryeqytet, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, aktualisht i arrestuar.

E ftuar në studion e News24, Bushka theksoi se ndikimi i Veliajt është ende i ndjeshëm në qytet, pavarërisht se ajo vetë ndjen mungesën e tij si mik.

Related article  Vdekja e vëllait të Unikkatilit, zbulohet se çfarë u gjet brenda banesës së tij

“Erioni mua patjetër më mungon personalisht, si mik, si shok partie, si mbështetës – jo vetëm i imi, por i gjithë deputetëve të Tiranës. Gjithmonë kemi ndjerë mbështetjen e tij dhe të bashkisë. Por Erioni nuk mungon, ai është kudo: në çdo shkollë, kopsht, çerdhe të rikonstruktuar, në çdo komunitet ku ka qenë prezent,” deklaroi Bushka.

Related article  Ledri Vula shqetëson fansat, zbulohet sëmendja nga e cila vuan reperi

Ajo tha se, ndonëse shpreson për sqarimin sa më të shpejtë të çështjeve ligjore që rëndojnë mbi Veliajn, ekipi i PS në Tiranë vazhdon i angazhuar në terren.

“Unë pres të sqarohen çështjet dhe ai të jetë aktiv gjithashtu, por fushata ecën dhe ekipi ynë është i angazhuar. Pavarësisht ndjesive personale të mungesës së një bashkëpunëtori partie, ndihet prezenca me punët që ai ka bërë në Tiranë dhe qytetarët e vlerësojnë mundin dhe rezultatin e bashkisë në drejtimin e tij”, theksoi Bushka, duke nënvizuar se PS është e fokusuar në përmbushjen e objektivave për mandatin e ardhshëm.

Related article  “Veliaj kërkon të marrë statusin e azilantit politik”, Berisha publikon biletën avionit: Ja si mashtroi

Published inLajme