Skip to content

Çmenduri në Shqipëri, banorët e fshatit mbledhin para dhe i ndërtojnë shtëpi nënës me 3 fëmijë jetimë, policia i arreston

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodrës, ku banorët e fshatit kanë përfunduar në Polici sepse kanë vendosur të ndihmojnë një nënë të ve me 3 fëmijë të mitur të ketë një strehë të sigurt. Madje, edhe janë gjobitur nga Bashkia Shkodër.

Një vit më parë tre fëmijët e mitur të moshës 8, 5 dhe 1 vjeç humbën babain e tyre pas një ataku kardiak dhe mbetën të vetëm me nënën, në kushte tmerrësisht të vështira jetese. Ata nuk kishin as një shtëpi të saktë për të qëndruar të sigurt

Related article  Putin po merr në dorë frerët e lʋftȅs? Presidenti rus përfshihet me të dyja palët – Ja lëvizja e fundit

Kështu, banorët e fshatit Trush të Bërdicës vendosën që të mbledhin para, të ndihmuar dhe nga këshilli i Xhamisë dhe nisën nga puna për ndërtimin e shtëpisë për familjen Alijahaj.

Siç shihet dhe nga pamjet, kur godina është ngritur në fazën e karabinasë, atje kanë zbarkuar inspektorët e Bashkisë së Shkodrës dhe kanë vendosur të gjobisin banorët për ndërtim të paligjshëm, si dhe kanë referuar materialet në Polici.

Related article  Votat e diasporës permbysin rezultatin në Kukës! Ja kush rimerr mandatin e deputetit

Punimet janë ndaluar sepse ligji nuk i lejon banorët të vazhdojnë më tej, për të ngritur një strehë të sigurtë për nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur, të mbetur jetimë, ndaj ata kërkojnë që Bashkia e Shkodrës të tërhiqet nga gjoba dhe vendimi për të zgjidhur rastin me Polici.

Related article  VIDEO DRAMATIKE - “Skuqet” qyteti, stuhia sjell kaos! Detajet

Banorët që kontribuan në këtë vepër bamirësie për ndërtimin e shtëpisë në fshatin Trush të Bërdicës në Shkodër janë të vendosur që ta ndjekin këtë çështje deri në fund edhe përmes protestave deri në ndërtimin e plotë të shtëpisë për familjen Alijahaj me tre fëmijët e mitur.

Published inLajme