Skip to content

Ja si ra në “kurth” 68-vjeçari, Pengmarrja e të moshuarit në Tiranë, partnerja e autorit kryesor e joshi: Hajde te…

Zbardhen detaje të reja për pengmarrjen e 68-vjeçarit në Tiranë – e gjithë skema ishte e planifikuar, viktima ra në kurthin e një gruaje

Hetimet për pengmarrjen dhe shantazhimin e E.A, 68 vjeç, kanë zbuluar një skenar të planifikuar me kujdes, ku një grua ka luajtur rolin kyç për të futur viktimën në kurth.

Related article  FOTO, Ish-kryebashkiaku socialist shfaqet në takimin e Berishës

Sipas burimeve hetimore, N.B, 32 vjeçe, e cila ndodhet mes të arrestuarve, kishte nisur një komunikim të rregullt me E.A, duke fituar besimin e tij. Në të njëjtën kohë, ajo kishte një lidhje romantike me S.S, 31 vjeç – gjithashtu i arrestuar dhe i njohur më parë për dënime për vjedhje me dhunë.

Related article  Çmendet Loredana, tenton të puthë në buzë me zor...

Skema e kurthit nisi kur N.B i kërkoi E.A të takohej në zonën e “Pazarit të Ri”. Pasi ai pranoi, tre persona – vëllezërit S dhe I.M – e pritën në vendin e dakordësuar dhe e futën me forcë në një automjet, duke e çuar në një banesë të braktisur në fshatin Kakunjë.

Related article  Netanyahu shumë i gëzuar pas sulmeve amerikane në Iran: Urime, tani ne do të ...

Nga aty, autorët kontaktuan bashkëshorten e E.A, duke i kërkuar 2 milionë lekë të reja në këmbim të lirimit të burrit të saj. Shuma iu dorëzua B.I, 57 vjeç, në zonën e Saukut.

Në kuadër të operacionit “Imediat”, policia ka sekuestruar 1.746.000 lekë, të dyshuara si pjesë e parave të marra përmes shantazhit.

Published inLajme