Skip to content

‘Mos filmo se ta…’ Në gjyq për rrahjen e Klea Prengës ben si e ndershme, por Antonela Berisha i sulet kameramanit

Seanca gjyqësore ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për në datën 20 maj, pas ndryshimit të përfaqësimit ligjor nga ana e tyre. Avokati i ri, Luan Hasneziri, ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, çka është bërë shkak për shtyrjen e seancës.

Në seancën e shkuar, prokurori ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për Mariela Berishën e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për motrën Antonela Berisha, prokurori ka kërkuar 3 vite shërbim prove.

Related article  Atmosferë e jashtëzakonshme në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi! Ja çfarë po ndodh në Tiranë

Motrat Berisha po përballen me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 6 gusht 2024 në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, në Tiranë.

Related article  30-vjeçarja humb jetën ndërsa po transportohej me ambulancë drejt Gjirokastrës, nisin hetimet

Sipas hetimeve, viktima, Klea Prenga, është dhunuar barbarisht nga dy motrat ndërsa ishte duke darkuar. Ajo është goditur me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke pësuar dëmtime të rënda në fytyrë.

Related article  Zbulohet shuma marramendëse, ja milionat që shpenzuan Meta dhe Kryemadhi nga karta e biznesmenit - Detajet nga hetimet e SPAK

Ndërkohë në një moment kur motrat ishin në pritje të seancës, janë bezdisur teksa filmohen.
Madje siç shihet nga pamjet e virale Antonela fillimisht dëgjohet të thotë ‘Ej mos bëj video’ dhe më pas ngrihet dhe shkon drejt personit që po e filmon.

Published inLajme