Skip to content

“Me këmbë në tokë, 300 mijë në kuti”, Lapaj ben deklaraten e forte për Ramën (video)

300 mijë vota në kuti! Është ky jo vetëm slogani, por edhe objektivi “me këmbë në tokë” i Koalicionit opozitar “Nisma Shqipëria Bëhet” që udhëhiqet nga Adriatik Lapaj.

Sonte në “Opinion” ai tha se i qëndron me bindje deklaratës së mëparshme, se kjo forcë do e çojë vendin në zgjedhje të parakohshme. Vendim ky, për 3 arsye kryesore!

“Unë mund të kem shumë gabime në jetë, nuk jam perfekt. Por një gjë është e sigurt, i them gjërat publikisht se jam i bindur. Jo për arrogancë, destabilitet, po për 3 arsye.

Në këtë vend jemi koshientë që presionohet administrata. E dyta, jemi dëshmitarë që ekziston fenomeni i shit-blerjes së votës dhe ndërlidhja e të fortëve me politikën.

Dale, javën e fundit do i shihni! SPAK ka bërë punë të mirë, por fenomeni ekziston.

Nëse ekzistojnë këto 3 fenomene, do të thotë që zgjedhjet janë të bëra pis. Prandaj ne duam votëbesimin dhe do krijojmë një qeveri tranzitore, asnjë parti s’do ketë monopolin e dhunimit të administratës. Krimi e të fortët mos të kenë më mbështetje politike.”

Qasja “armiqësore” ndaj Partisë Socialiste sipas tij, do të qëndrojë e palëkundur.

“Votat nuk janë thasë me çimento. Unë mendoj që elektorati shqiptar është vënë përballë tifozerisë sepse nuk është trajtuar alternativa si mundësi.

Nuk jemi duke i marrë asnjë votë askujt! Nëse do jetë në dorën tonë, Rama do shkojë në opozitë. I sigurt si vetë jeta dhe vdekja! Nëse do varet nga ne, do bjerë nga pushteti”, tha Lapaj.

Published inLajme