Skip to content

Sulmi me arme te zyrat e partise se Tom Doshit, dalin pamjet me ame ne dore

Zbardhen detaje nga incidenti i ndodhur sot në Tiranë, pranë zyrave të PSD.

Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë, që kanë fiksuar këtë moment kur Arjan Telhallari i armatosur ka shkuar në drejtim të zyrës elektorale të PSD pranë të cilave ndodhej Ledi Palaj.

Sipas informacioneve, thuhet se me Palaj, i biri dyshohet se kishte konflikte për shkak të borxheve.

Nga incidenti nuk pati të lënduar, ndëra PSD në një reagim bëri me dije se konflikti nuk ka lidhje me zyrën apo personat që janë pjesë e partisë.

Sipas burimeve të para nga policia, dy shtetas e kanë goditur fizikisht Palajn, ndërsa konflikti dyshohet të ketë shpërthyer për shkak të borxheve të pashlyera që lidhen me aktivitetin e basteve. Emri i përmendur si një nga agresorët është Lorenc Telhallari, i cili dyshohet se i detyrohej para Palajt.

Përplasja nisi pranë zyrave të PSD-së, afër një prej pikave të lokalit “333”, ndërsa Palaj është strehuar më pas brenda zyrës elektorale. Aty, ngjarja ka eskaluar edhe më tej: Telhallari është rikthyer në vendngjarje bashkë me të atin, Arjan Telhallari, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur. Të dy kanë sulmuar zyrën e PSD-së në mënyrë brutale.

Policia ka zbuluar në vendin e ngjarjes dy fishekë lufte, çka ngre dyshime të forta se autorët kanë qenë të armatosur. Për fat, arma nuk është përdorur, duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Ngjarja ka tronditur ambientin politik dhe shtron pikëpyetje të reja mbi lidhjet e mundshme mes aktiviteteve të jashtëligjshme të basteve dhe aktorëve të caktuar politikë. Autoritetet janë në hetim intensiv për zbardhjen e plotë të incidentit.

Published inLajme