Skip to content

‘Dua që të më përcjellësh ti nuse’, Historia qe po perlot te gjithe, gjyshi ‘dorëzohet’ para mbesës, kërcen për herë të parë…(video)

Dashuria e ngrohtë dhe e jashtëzakonshme e gjyshërve jo vetëm ndaj saj, por edhe kundrejt njëri-tjetrit, ka shërbyer si udhërrëfyes për Alkidën. Ajo ruan një lidhje të fortë dhe të veçantë me gjyshërit, Bajamen dhe Myrtezanë dhe ndien se dashuria e tyre tashmë ka kaluar edhe në kapitullin e ri që e pret.

Në muajin gusht, ajo do të martohet por ka kuptuar se historia e saj e dashurisë përngjan shumë me të gjyshërve. Alkida dhe bashkëshorti i thonë gjithnjë “po” njëri-tjetrit, sikurse gjyshërit. Edhe sot, mbesa i ka ftuar në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të dëgjuar përgjigjen “po” për dëshirat e saj.

Alkida dëshiron që të jetë gjyshi ai që do ta nxjerrë nuse nga shtëpia dhe ta shoqërojë kur të hyjë në dasmë. Pas kësaj, i kërkon që gjyshi, i cili nuk ka kërcyer kurrë, kërcimin e parë ta bëjë me të.

Alkida: Gjyshi! Noci! Ju e dini që unë ju dua shumë! Ju kam gjyshërit më të mirë në botë! Ju dua shumë! Kam dëshirën time më të madhe që ju të jeni sa më gjatë, ta jetojmë këtë jetë sa më gjatë, bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes. Dua që shëndeti juaj të jetë në radhë të parë, të jeni mirë, të gëzoni siç jua do shpirti dhe xhani juaj.

Bajame: Faleminderit shumë shpirt i nënës, rrofsh! Ma plotësove ëndrrën! Nuk ma merrte mendja! Faleminderit!

Ardit Gjebrea: Tani, Alkida ka edhe një ëndërr tjetër që duam t’ia plotësojmë apo jo?

Bajame: Po tani…

Ardit Gjebrea: Do ia plotësojmë?

Bajame: Po tani ku e dimë ne çfarë është? Ia plotësojmë.

Ardit Gjebrea: Është ëndërr që plotësohet. Domethënë, ëndrra e parë e saj, është që kur të dalë nga shtëpia nuse, mos ta përcjellë babi i vet, por gjyshi.

Bajame: Po mos ki merak o shpirt.

Alkida: Gjyshi?

Ardit Gjebrea: Gjyshi, do ia plotësojmë këtë dëshirë? Je dakord?

Myrteza: Po.

Ardit Gjebrea: Iku, u krye! Dhe Alkida tha që nuk do të mërzitet babi se e di që gjyshin e kam pikë të dobët kështu që nuk mërzitet.

Bajame: Po edhe babin do ta mbajmë neve, të tre do të rrimë.

Ardit Gjebrea: Alkida ka edhe një kërkesë të fundit fare. Urdhëro Alkida, këtë mund ta shprehësh vetë.

Alkida: Gjyshi, siç e tha edhe Arditi që kur të hyj në dasmën time, dua të hyj me ty, po ashtu vallëzimin e parë dhe hapjen e dasmës dua ta bëj me ty.

Myrteza: Po! Që tani!

Ardit Gjebrea: Alkida, ishte shumë e lehtë!

Alkida: Ta dija kaq kollaj ia kisha thënë që në shtëpi!

Bajame: Apo do ta bëjmë këtu?

Ardit Gjebrea: Po për këtë jemi që ta nisim që këtu!

Ndërsa Alkida shkon me vrap te gjyshërit për t’i puthur e përqafuar, ndahen edhe në çifte për të kërcyer. Ardit Gjebrea merr Bajamen dhe Alkida gjyshin duke dhuruar një kujtim të paharrueshëm./tvklan.al

Published inLajme