Skip to content

‘Gjestin e dërgoi në finale Rozana’, banori nxjerr sekretet sheshit, ‘ndizen gjakrat’ mes banorëve

Deklarata e Laertit, se Gjesti nuk e meritoi fitoren, ka ndezur debate gjatë “Post Big Brother VIP 4”.

Ka qenë Rozana ajo e cila ka përsëritur se fitorja ishte e merituar dhe se është lumturuar për të.

Nga ana tjetër, Egli ka treguar se tashmë nuk ka vend për dyshim që Gjesti e kishte të merituar fitoren e BBV.

Rozana: Që e kam çuar unë në finale Gjestin nuk është e vërtetë, ai ka shkuar vetë.

Laerti: Mbështetja që i ke dhënë…

Rozana: Unë Gjestit i kam thënë kushdo ta marrë nga ne të dy e meriton dhe bravo i qoftë. Unë doja ta fitoja, e fitoi Gjesti, m’u bë shumë qejfi. E ka merituar bravo i qoftë.

Egli: Jam e mendimit që tani jemi jashtë e kuptojmë që nuk ka vend për dyshim. Gerta u shpreh se Gjesti e meritoi fitoren e Big Brother VIP 4, teksa shtoi se ka qenë i vërtetë.

Në “Post Big Brother VIP 4”, Gerta argumentoi pse Gjesti e meritoi fitoren, ndërsa u ndal te dy ‘rivalët’ e saj në lojë, Rozana dhe Laertin, për të cilët tha se nuk kanë treguar veten e tyre si janë.

Gerta: Fitorja e Gjestit është e merituar, duke pasur parasysh që publiku ka dashur lojërat që ai ka bërë në shtëpi, ai është fituesi dhe pikë, nëse personi që ka paraqitur Gjesti në shtëpi dhe nga votat e publiku… ky është një format ku gjithsecili ka pikat e forta.

Publikut i pëlqen e vërteta. Gjesti ka pranuar që ka 5 klasë shkollë, ka pasur një jetë të vështirë. Nuk është se ka treguar një jetë ndryshe, publiku e ka pëlqyer të vërtetën. Nuk është person që tjetër është dhe tjetër hiqet.

Opinioni publik pëlqen të vërtetën e këtij personi. Rozana, Laerti, këta dy persona knuk e kanë treguar veten e tyre si janë.

Laert: Ndaj na sollën ne finale. Gerta: Mendoj se zërin e kam më të fuqishëm.

Published inLajme