Skip to content

FOTO, Ish-kryebashkiaku socialist shfaqet në takimin e Berishës

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Roshi, është shfaqur në një takim elektoral të organizuar nga Sali Berisha, mbrëmjen e kaluar në Kavajë.
Në një foto të shpërndarë në rrjet, Roshi duket mes mbështetësve të Berishës, i veshur me kapuç dhe kostum sportiv për të mos u dalluar.

I përjashtuar nga politika për shkak të ligjit të dekriminalizimit, Roshi duket se po rishfaqet në skenën politike, këtë herë pranë Partisë Demokratike. Raportimet thonë se afrimi i tij me demokratët lidhet me pjesëmarrjen e kushëririt të tij, Elton Roshi, në listat elektorale në zonën e Kavajës.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama gjatë një mitingu në Elbasan, duke ironizuar: “Kur ishte kryebashkiak ishte kriminel. Tani e ka marrë këneta.”

Më herët, Sali Berisha ka qenë shumë kritik ndaj Elvis Roshit. Kur Roshi ishte kryebashkiak i Kavajës nën siglën e Partisë Socialiste, Berisha e ka quajtur “kriminel”, “njeri të lidhur me bandat” dhe e ka akuzuar publikisht për trafik droge, dhunë, madje edhe për falsifikim dokumentesh.

Në atë kohë, Berisha e përdorte shpesh rastin e Roshit si shembull për të akuzuar Edi Ramën dhe qeverinë për mbështetje ndaj personave me të kaluar kriminale.

Pra, është një kontrast i madh fakti që sot Roshi shfaqet mes mbështetësve të Berishës.

Published inLajme