Skip to content

Incident i rëndë në koncertin e Gjestit, temrrohet këngëtari, ja çfarë ndodhi (VIDEO)

Mbrëmë, Gjesti mbajti koncertin e tij të parë pas daljes nga reality show Big Brother VIP Albania, duke mbledhur një numër të madh fansash që kishin ardhur për ta mbështetur.

Atmosfera në klub ishte elektrizuese, derisa gjatë performancës ndodhi një incident i papritur. Teksa këndonte, Gjesti u afrua shumë pranë një pajisjeje që lëshonte shkëndija zjarri — efekt që përdoret zakonisht për të shtuar spektaklin në skenë. Në pamjet e publikuara, ai shihet duke u frikësuar dhe tërhequr menjëherë pasi ndjeu rrezikun.

Nga reagimi i tij i menjëhershëm dhe gjestet që bëri, duket se ka pësuar një lëndim në dorë, edhe pse ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar për gjendjen e tij.

Ky incident nuk e ndali entuziazmin e fansave, të cilët vazhduan ta mbështesin Gjestin me ovacione dhe duartrokitje, ndërsa ai vazhdoi koncertin.

Mbetet për t’u parë nëse Gjesti do të japë një reagim më të detajuar në orët në vijim lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Published inLajme