Skip to content

Pedagogu i Luarasit denoncon: Hysenbelliu me pushime luksi, ne 3 muaj pa rroga

Pedagogët e Universitetit “Luarasi”, në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu, po përballen me një problem serioz pasi prej tre muajsh nuk kanë marrë pagat, ndërsa drejtuesit e institucionit nuk ofrojnë asnjë sqarim zyrtar mbi vonesat.

Sipas një denoncimi të mbërritur në redaksinë tonë, pedagogët shprehen se ndodhen në kushte të rënda ekonomike, me detyrime familjare, kredi dhe qira për të përballuar, ndërkohë që vijojnë të punojnë pa rrogë prej tre muajsh.

Related article  Televotimi i fortë nga Kutia e Pandorës!  Amber, Rozana apo Laerti me Valbonën?! Ja kush u largua

Ata thonë se pronarët e universitetit bëjnë pushime e udhëtime luksoze dhe askush s’kujtohet për punonjësit që mbajnë në këmbë universitetin dhe bizneset e tyre. Në këto rrethana ku të gjitha përpjekjet për zgjidhje kanë rënë në vesh të shurdhët ata po mendojnë të shkojnë drejt bojkotit të mësimit, si një masë ekstreme për një zgjidhje të menjëhershme.

Por për hir të studentëve që paguajnë mijëra euro tarifa studimi, ata janë stepur duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga drejtuesit e këtij universiteti.

Related article  Marrin fund aludimet! Zbulohet emri i opinionistit te Bigut te Shqiptareve, emri do ju BEFASOJE krejt

Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që punonjësit e Hysenbelliut akuzojnë pronarin e tyre për vonesën e pagave.

Denoncimi i pedagogut:
Pershendetje JoQ! Doja te beja nje denoncim ju lutem duke ruajtur anonimatin, se kshu e kemi hallin. Kemi 3 muaj qe nuk marrim rrogen te Universiteti Luarasi dhe askush nuk thote gje se kur do paguajne. Eshte turp i madh se si neperkemben pedagoget dhe profesoret.

Related article  Merret vendimi final! Donald Trump trondit sërish Shqipërinë e Kosovën

Jemi te gjithe familjare dhe me detyrime po sdo tja dij njeri, nderkohe pronaret bejne jete luksi Pedagog q mos qofshim 3 muaj po behemi tani Asgje sna thon Na mbajn me genjeshtra Do shkojm drejt bojkotit t mesimit Por gjynah dhe per studentet se paguajn leke per tu shkolluar Por kemi ardhur ne nje pike q sdurojm me Se jemi me qera kredi femije

Published inLajme