Skip to content

Theu rregullat në Ferma VIP, merret vendimi i rëndë për Gani Gërminë

Pas incidentit të ndodhur në “Ferma VIP 2”, ku konkurrenti Gani Gërmia u fut në shtratin e Alba Pollozhanit gjatë kohës që ajo po pushonte, produksioni ka ndërmarrë një masë të fortë disiplinore.

Moderatorja Luana Vjollca lexoi një vendim të ardhur nga “Agai”, ku thuhej se në rast se Ganiu shpallet fitues i edicionit, nga çmimi prej 100 mijë eurosh do t’i zbriten 15 mijë euro, si penalitet për shkeljen e etikës dhe cenimin e privatësisë.

“Ky është paralajmërimi i fundit. Në fermë duhet të ruhet një ambient i sigurt dhe respektues për të gjithë pjesëmarrësit”, theksoi moderatorja.

Ganiu reagoi pas vendimit me një ndjesë publike:
“Unë iu kërkoj falje të gjitha nënave dhe vajzave shqiptare. Nuk kisha asnjë qëllim të keq. Ndihem vërtet keq për çfarë ka ndodhur dhe më vjen sinqerisht keq.”

Published inLajme