Skip to content

Miqësi strategjike/ SPAK kontrollon shtëpinë e Gaz Pajes, banesa rezulton në pronësi të Erion Veliajt

Një zhvillim i papritur ka ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit, ku agjentët e BKH-së kanë kryer një kontroll në një banesë që, sipas burimeve, i përket aktorit të njohur Gaz Pajës. Ajo që e bën edhe më të bujshëm rastin është fakti se banesa rezulton të jetë blerë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Related article  Tragjedi e madhe, 15 të vdekur pas përmbysjes së një autobusi pasagjerësh

Lajmi u bë i ditur nga profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë një interviste në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.

Ai theksoi se, megjithëse SPAK e ka zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor, kontrollet për çështjet që janë ende nën hetim vijojnë me intensitet.

Related article  Aksident i gjashtëfishtë, një shqiptar i vdekur dhe 10 të plagosur - Detajet

“Para dy orësh është kontrolluar një banesë një kat më lart me banesën e Erion Veliaj. Hetimet janë në vazhdim dhe ndonëse zgjedhjet janë afër, për raste të veçanta SPAK nuk po ndalet,” deklaroi Karamuço.

Related article  Sporti në zi/ Mbyll sytë përgjithmonë trajneri i njohur shqiptar

Burime të pa konfirmuara zyrtarisht flasin për një lidhje midis përdorimit të kësaj banese nga ana e aktorit dhe marrëdhënieve të tij me figura të njohura të politikës.

Ende nuk dihet zyrtarisht arsyeja e kontrollit, ndërsa reagime nga Veliaj apo Paja nuk ka pasur deri tani./Oranews/

 

Published inLajme