Skip to content

Joz Marku shfaqet për herë të parë pasi goditi Gjestin (Video)

Pas incidentit të bujshëm në Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shpullë Gjestin në momentin e daljes së tij nga shtëpia, duket se ai nuk ka ndërmend të qëndrojë i heshtur.

Në daljen e tij të parë publike pas ngjarjes, Joz Marku është shfaqur i buzëqeshur, i rrethuar nga miqtë, duke kaluar një mbrëmje të qetë e të gëzueshme si të mos kishte ndodhur asgjë.

Related article  'Një qen i pabesë', flet motra e 36-vjeçares që u vra nga burri në Greqi: Nuk ishte i sëmurë, ju tregoj cfare m'i ka bere motres dhe femijeve

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Jozin teksa këndon i lumtur, ndërsa qesh dhe argëtohet me shoqërinë e tij.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut është pikërisht teksti i këngës, i cili duket si një thumbim apo tallje ndaj Gjestit, duke nxitur edhe më shumë reagime në rrjet.

Related article  E fundit! “Jam i shokuar...”, deputeti i PD braktis Saliun dhe largohet nga politika

Dil njëherë o moj faqe kuqe”, këndon Jozi, ndërsa menjëherë fillon të qeshë.

Videoja po bëhet virale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Jozi do të japë një deklaratë më të drejtpërdrejtë për sjelljen e tij në BBVA dhe për “mesazhet” e tij të fundit në publik.

Related article  Kush është babai që përdh*noi vajzën e vetë që 5 vjeçe – Nëna rrëqeth me dëshminë: Ai ...

Published inLajme