Skip to content

Kërcënohet gazetari i njohur me jetë. Dalin emrat dhe detajet

Gazetari Piro Nase është kërcënuar nga aktivisti Jeton Muxhaj në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që gazetari Nase po ushtronte detyrën e tij.

Në lidhje me këtë ngjarje ka ardhur dhe një reagim nga Shoqata e Gazetarëve Europian, të cilët kanë dënuar ashpër kërcënimin nfdaj gazetarit Piro Nase gjatë ushtrimit të detyrës.

Related article  Ankth në Santorini! Tre tërmete të reja godasin ishullin brenda 10 minutave

Shoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri, dënon me forcë aktin e rëndë të kërcënimit ndaj gazetarit Piro Nase nga ana e aktivistit Jeton Muxhaj në Gjirokastër, një ngjarje që përbën një sulm të hapur ndaj fjalës së lirë dhe të drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

Gazetari Nase, i njohur për  integritetin e tij në raportim, është përballur me një kërcënim serioz gjatë ushtrimit të detyrës së tij, një akt i papranueshëm në një shoqëri demokratike. Kërcënimi ndaj një gazetari është kërcënim ndaj gjithë komunitetit mediatik dhe lirisë së shprehjes në vend.

I bëjmë thirrje organeve kompetente të reagojnë menjëherë, të hetojnë me seriozitet këtë ngjarje dhe të vënë përpara drejtësisë autorin e kërcënimit. Mbrojtja e gazetarëve është detyrim institucional dhe themel i funksionimit të një shteti ligjor.

AEJ shpreh solidaritetin e saj të plotë me kolegun Piro Nase dhe rikujton se askush nuk duhet të ndjehet i rrezikuar për shkak të punës së tij si gazetar”, thuhet në reagim.

Related article  Araujo drejt Juventusit?! Agjenti konfirmon gjithçka, ja çfarë pritet të ndodhë

 

Published inLajme