Skip to content

Zbulohet dosja tronditëse e Jozefin Markut! Për çfarë bëri burg në Zvicër

Pas incidentit të rëndë që ndodhi në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4, ku Jozefin Marku (Jozi) goditi fizikisht artistin Gjesti, në media kanë nisur të qarkullojnë informacione shqetësuese mbi të kaluarën e tij jashtë kamerave.

Një dosje tronditëse është zbuluar për Jozin, duke hedhur dritë mbi historikun e tij penal për dhunë ndaj femrave, shumë përpara se ai të bëhej pjesë e reality-show-t më të ndjekur në Shqipëri.

Related article  Ish deputeti nxjerr pazaret sheshit: Ish presidenti mori 500 mije euro per...

Sipas burimeve të sigurta për “Prive by Liberta Spahiu”, një ish-partnere e Jozit – një grua shqiptare – e ka denoncuar atë për dhunë fizike, teksa dyshohet se ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës që ata jetonin bashkë në Zvicër. Pas denoncimit të saj, ai është arrestuar dhe, siç mësohet, ka qëndruar në burg për afro tri vite, nga viti 2020 deri në 2023, pikërisht gjatë periudhës së pandemisë së COVID-19.

Related article  'Më shkulën zemrën dhe s’kërkuan as falje', trondit nëna e 22-vjeçarit që vdiq ne Vlore se cfare ndodhi pas...

Juristë zviceranë, të konsultuar nga media, kanë bërë të ditur se dënimet e tilla me kohëzgjatje të gjatë për dhunë ndodhin vetëm në raste të përsëritura dhe me prova të forta, çka ngre edhe më shumë shqetësim për sjelljen e tij si recidivist.

Related article  “Nuk e di si e bëra”/ Flet i riu që shmangu tragjedinë në Tiranë: Ishte...

Burimi pranë ish-partneres së tij ka theksuar se pas burgosjes, Jozi dhe ish-partnerja nuk kanë pasur më kontakt, ndërsa vendi ku ai kreu dënimin ka qenë një nga kantonet frankofone të Zvicrës.

Published inLajme