Skip to content

Burri vrau gruan dhe veten/ Zbulohen detajet tronditwse

Informacione të reja dalin në dritë rreth ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Épagny të kantonit Fribourg, ku një burrë me origjinë nga Kosova dyshohet se vrau bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje më 10 prill 2025. Detajet e fundit zbulojnë aspekte edhe më dramatike të këtij rasti të rëndë.

Burime të besueshme të albinfo.ch bëjnë të ditur se autori i dyshuar, rreth 42 vjeç, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij. Gruaja, rreth 38 vjeçe, kishte ngritur më parë padi për dhunë në familje ndaj tij. Mësohet se burri sapo kishte dalë nga burgu pas një dënimi të shkurtër për shkak të kësaj akuze, vetëm pak kohë para se të kryhej krimi tragjik.

Related article  Makina futet në mes të njerëzve, ka viktima dhe të plagosur

Një element tjetër shqetësues i zbuluar së fundmi është se gjatë incidentit, krahas armës së zjarrit, dyshohet se autori ka përdorur edhe një granatë. Ky detaj rrit dyshimet se ngjarja ka qenë e mirëplanifikuar dhe e përgatitur paraprakisht.

Related article  Vritet në atentat polici shqiptar

Po ashtu, burime pranë hetimit kanë konfirmuar se zjarri që shkatërroi shtëpinë ku u gjetën trupat e viktimave ishte ndezur qëllimisht nga vetë autori pas aktit të vrasjes së bashkëshortes.

Related article  Alɑrm në vend, trѻndit eksperti: Blegtoria po shkon drejt shuarjes

Kjo tragjedi ka nxitur një debat të fortë në komunitetin lokal dhe në atë shqiptar rreth rëndësisë së reagimit të hershëm ndaj dhunës në familje dhe rrezikut real që ajo përbën për jetën e viktimave.

 

Published inLajme