Skip to content

Lajm i madh për shqiptarët, Italia merr vendimin që do ju ndryshojë jetën shumë personave

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani si dhe ministrja e Punës dhe Politikave Sociale të Italisë, Marina Calderone nënshkruan sot në Romë marrëveshjen administrative për pensionet.

Marrëveshja lejon që dispozitat e përfshira në marrëveshjen dypalëshe të nënshkruar nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe homologu italian, Antonio Tajani, më 6 shkurt 2024, të vihen në funksion dhe të zbatohen për të gjithë ata që ushtrojnë ose kanë ushtruar një veprimtari të punësuar ose të vetëpunësuar në një nga dy shtetet, anëtarët e familjes dhe të mbijetuarit e tyre.

Related article  Luftoi me sëmundjen e rëndë, shuhet në moshë të re gazetarja shqiptare

“Firmosja e kësaj marrëveshjeje i hap rrugë zbatimit të saj dhe përfitimeve konkrete për qytetarët shqiptarë duke filluar nga muaji qershor 2025”, u shpreh Manjani.

Related article  Fansi kalon limitet, momenti kur Dua Lipa ia kthen në "Sunny Hill Festival"

Finalizimi i kësaj marrëveshjeje garanton të drejtat e punonjësve shqiptarë në Itali apo të punonjësve italianë në Shqipëri për pensionet.

Marrëveshja sjell siguri dhe perspektivë të re për thuajse gjysmë milion shqiptarë dhe 4 mijë italianë.

Related article  Një periudhë prosperiteti dhe sigurie po vjen për këto tre shenja të zodiakut!

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore që përfshijnë përfitimet për pension pleqërie, pension invaliditeti dhe pension familjar, sigurimin për përfitimin për sëmundjet dhe barrëlindjen dhe sigurimin e papunësisë.

Published inLajme