Skip to content

Tragjedi/ Aksident ajror, ka viktima

Një helikopter është rrëzuar në lumin Hudson në New York, ka konfirmuar policia amerikane. Aksidenti duket se ndodhi pranë Pier 40 në qytetin e New Yorkut, shkruan bbc.

Njësitë detare dhe tokësore ndodhen në vendngjarje, por mbetet ende e paqartë sa persona ndodheshin në bord, ka thënë Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut për CBS News. Sipas CBS, një person ka humbur jetën pas rrëzimit të helikopterit.

Related article  Rekord/ Për vetëm 3 ditë i ndryshoi jeta, ja sa para janë mbledhur për Parashqevi Simakun

Departamenti i Policisë së Nju Jorkut tha për se të paktën dy persona janë nxjerrë nga uji, por gjendja e tyre nuk dihet akoma.

Related article  Rozana rrëfen vuajtjen për humbjen e prindërve: Nuk e dija që babai më kishte vdekur në shtëpi

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë mbetje që notojnë në lumë.

Aksidenti, i cili ndodhi rreth orës 15:15 me orën lokale, ka ndodhur më afër anës së New Jerseyt të lumit Hudson.

Related article  Me shpi bari në Australi! Gjykata jep vendimin e bujshëm për Elvis Pupën, reagimi i tij do iu habisë

Autoritetet amerikane kanë ndaluar qarkullimin e anijeve në atë zonë.

Published inLajme