Skip to content

FOTO/ E rëndë! 42-vjeçari gjendet i copëtuar brenda një valixheje. Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kolumbi, pasi trupi i një shkencëtari italian është gjetur i copëtuar brenda një valixheje.

Viktima është identifikuar si Alessandro Coati, 42 vjeç, i cili ka udhëtuar drejt Amerikës Latinë në vitin 2024, për të vijuar kërkimet e tij në fushën e biologjisë.

Related article  Arrestohet lideri i oopzites per 'grusht shteti' me nje grup shqiptaresh

Trupi i tij u zbulua në periferi të Santa Marta, një qytet port në bregdetin e Karaibeve. Hetuesit thanë se shkencëtari italian u copëtua pas vrasjes së tij.

Related article  Mish pule me salmonelë/ Drejtori i AKU justifikohet me paturpësi: Shokon me deklaratën

Kryetari i bashkisë Santa Marta, Carlos Pinedo Cuello, tha se një shpërblim prej 9,000 paund po ofrohej për informacionin që çon në arrestimin e atyre që janë përgjegjës për vdekjen e shtetasit italian. “Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët duhet ta dinë se krimi nuk ka vend në Santa Marta. Do t’i ndjekim derisa të dalin para drejtësisë”, tha ai.

Related article  Çfarë ndodhi?! Trump përfundon në spital. Do të...

Published inLajme