Skip to content

KQZ i bën gjëmën, Veliaj nuk do votojë në Tiranë

Erjon Veliaj nuk është më kryetar i Bashkisë Tiranë, ose më saktë nuk duhet të jetë pasi ligji e parashikon qartë.

Kjo ndodh pas rregjistrimit të tij në zgjedhje si banor i Durrësit, pasi ndodhet në këtë paraburgim, ka bërë me dije gazetari Isa Myzyraj.

Related article  Dalin pamjet me dron, ja sa njerez kishte ne mitingun permbylles te PD

Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur.

Related article  E rëndë në Vlorë/ Nëna “katile” përplas disa herë në trotuar foshnjën e saj 5 muajshe

Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Related article  Astrologia e njohur bënë parashikimin e bujshëm ‘Një kryeministër i ri do të vij…’, Ja cfare pritet të ndodhe

 

Published inLajme