Skip to content

Dridhet Rama, një tjetër amerikan pjesë e fushatës së Berishës. Emri

Drejtuesi i fushatës së Donald Trump, Christopher LaCivita do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, por duket se ai këtë gjë do e bëjë përmes ekipit të tij dhe vetë do të qëndrojë në SHBA.

Chris LaCivita është shfaqur në selinë blu vetëm kur u njoftua se do të jetë ai drejtues i fushatës së PD-së dhe më pas u largua sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Është njoftuar se ai do të jetë i pranishëm dhe në mitingun hapës të PD-së më 11 Prill dhe duket se sërish do të largohet drejt Amerikës.

Related article  Denoncimi: Arratiset Ëngjëll Agaçi

Në Shqipëri do të qëndrojë ekipi i tij dhe Partia Demokratike ka prezantuar sot njërin prej tyre, përmes zëdhënëses Floriana Garo. Bëhet fjalë për Philip Griffin, konsulent dhe pjesë e ekipit të Chris LaCivita, i cili do të marrë përsipër të ndjekë nga fillimi deri në fund demokratët në garën elektorale  të 11 majit.

Related article  Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë - Detajet

“3 amerikanët në shtabin e fushatës.
Ekipi i Chris LaCivita ne Tirane!”,
 shkruan Garo.

A do të jetë vetëm Philip Griffin, amerikani i vetëm që do të qëndrojë në Tiranë, apo do të ketë dhe të tjerë, kjo mbetet për t’u parë në vijim.

Related article  I mori nusen Bes Kallakut? Ledri Vula thyen heshtjen për Xhensilën: Kemi shumë…

 

Published inLajme