Skip to content

Rekord HISTORIK, edhe Paundi “shkrihet” përballë Lekut

Pasiguria qe ka mberthyer boten per shkak te krizave te shumta te sigurise ne rajone te ndryshme si edhe vendimi i administrates Trump per vendosjen e tarifave shtese ndaj vendeve te tjera kane rritur ndjeshem shqetesimet per nje recesion ekonomik global.

Kjo eshte reflektuar ne bursa si edhe kursin e kembimit, nderkohe qe monedhat e forta si paundi, dollari apo euro, jane dobesuar ndjeshem gjate diteve te fundit edhe ne vendin tone.

Related article  Iva ankohet hapur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Madje, sipas te dhenave te Bankes se Shqiperise, Paundi Britanik ka shenuar sot rekordin negativ historik me Lekun duke u kembyer si KURRE me pare, te pakten qe nga viti 2005 kur edhe daton databaza e te dhenave te BSH.

Te dhenat e BSH per kursin e kembimit mes Paundit dhe Lekut gjatë 10 viteve te fundit

Nje paund sot u kembye me mesatarisht 115.24 leke duke humbur rreth 4% te vleres se tij vetem ne nje vit. Kujtojme se nje Paund kembehej me rreth 120 leke ne te njejten periudhe te vitit te shkuar.

Related article  E rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur pas të shtënave me armë në një furrë buke

Sot eshte nje dite e keqe edhe per “çunat e Londres”.

Te dhenat e BSH per kursin e kembimit mes Paundit dhe Lekut gjatë vitit të fundit

Zhvleresimi i valutave perballe Lekut ka rritur shqetesimet ne familjet shqiptare qe mbahen me dergesat e emigranteve, nderkohe qe realiteti i ri nuk ka ndikuar nderkohe edhe ne drejtim te uljes se çmimit te mallrave te importit, te cilat perkundrazi, shtrenjtohen, shkruan skyweb.al.

INSTAT publikoi sot Indeksin e Çmimeve te Konsumit duke pasqyruar nje shtrenjtim te metejshem te ushqimeve krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare edhe pse ne kushtet kur Leku eshte sot me i fuqishem perballe Euros, duhej te ishte e kunderta.

Related article  Zarf në shtëpi/ Vëllai i madh vendos banorët përballë një sfide të vështirë

Nga ana tjeter, ky forcim i Lekut kundrejt monedhave te tjera ka ndikuar teper negativisht ne drejtim te eksporteve duke i bere prodhimet shqiptare me te shtrenjta ne tregun europian dhe me gjere. /skyweb.al

Published inLajme